METEO – BM përjeton temperatura mbi 34 gradë Celsius, përballet me mungesë të ujit

LONDËR, 13 gusht /ATSH-DPA/ – Vala e katërt e të nxehtit për këtë verë përfshiu sot Britaninë e Madhe me temperatura që priten të arrijnë deri në 34 gradë Celsius në disa pjesë të Anglisë.
Një paralajmërim për valën e të nxehtit eshtë për West Midlands, East Midlands, South East, Londër dhe zonën lindore të Anglisë me temperatura mbi 34 gradë Celcius.
Dita më e nxehtë ndonjëherë e gushtitit ka qenë 38,5 gradë në Faversham, Kent, më 10 gusht 2003, ndërsa dita më e nxehtë e vitit 2025 deri tani ishte 35,8 gradë, gjithashtu në Faversham, më 1 korrik.
“Dita e sotme do të jetë kryesisht e thatë me diell shumë të ngrohtë ose të nxehtë, por do të ketë reshje, veçanërisht në jug-lindje gjatë pasdites dhe disa edhe në Skoci, që mund të jenë të forta dhe me bubullima”, tha meteorologu Marco Petagna nga “Met Office”.
“Do të jetë një ditë tjetër e nxehtë me temperatura maksimale 33-34°Celcius, më të larta në Lincolnshire dhe Yorkshire”.
Paul Coleman, konsulent i shëndetit publik në UKHSA, tha se “temperaturat parashikohet të kalojnë 30°Celcius në pjesët qendrore dhe jugore të vendit gjatë ditëve në vijim, dhe moti i nxehtë pritet në shumicën e rajoneve të Anglisë.
Këto temperatura mund të shkaktojnë probleme serioze shëndetësore, veçanërisht tek të moshuarit ose personat me sëmundje serioze, prandaj është e rëndësishme që të gjithë të marrin masa të arsyeshme mbrojtjeje gjatë qëndrimit në diell”.
Zyrtarët paralajmërojnë se vendi po përballet me mungesa të ujit “me rëndësi kombëtare” pavarësisht reshjeve në korrik.
Britania po përjeton ndikime të gjera mjedisore dhe bujqësore nga mungesa e ujit, duke ndikuar në rendimentin e kulturave, uljen e ushqimit për bagëtinë, dëmtimin e zonave të lagështa dhe të jetës së lumit, si dhe rritjen e zjarreve të egra. /Ad.Ab./