METEO – Gjermania goditet nga vala e të nxehtit, temperaturat arrijnë në 40 gradë Celsius

BERLIN, 1 korrik /ATSH-DPA/ – Ndërkohë që vala e të nxehtit përvëlues po largohet nga Evropa, Gjermania mund të përballet këtë javë me temperatura që arrijnë në 40 gradë Celsius, njoftoi sot Shërbimi Meteorologjik Gjerman.
“E marta dhe e mërkura pritet të jenë ditët më të nxehta të verës deri më tani”, tha meteorologu, Marco Manitta.
Moti i ngrohtë lidhet me një masë ajri të nxehtë që është përhapur mbi Gjermani nga Evropa Jugperëndimore dhe po vazhdon të shtohet në nivel lokal.
“Temperaturat parashikohen të arrijnë nesër në deri në 40 gradë Celsius”, njoftoi agjencia me qendër në Offenbach.
Evropa ka përjetuar një valë ekstreme të të nxehtit ditët e fundit, me Spanjën që arriti temperatura maksimale prej 46 gradë Celsius ndërsa në të gjithë Francën u shpall alarmi i kuq. /Ad.Ab/ /a.i/