METEO – Nga Roma në Toskanë, Italia nën “kthetrat” e shirave dhe borës

ROME, 7 janar /ATSH/ – Një valë e ftohtë nga veriu në jug po shkakton rënie të temperaturave në pjesën më të madhe të Italisë, me shira të përhapur, borë edhe në lartësi të ulëta, dhe ndërprerje të shumta të trafikut, shkruan affaritaliani.it.
Hekurudhat Italiane ka aktivizuar një plan për të adresuar problemet kritike dhe për të siguruar shërbimin e trenave për tu ardhur në ndihmë banorëve në zonat problematike.
Situatë e keqe mbetet ajo e Romës mes përmbytjeve dhe shirrave të papushimtë.
Policia dhe zjarrfikësit kanë kryer afërsisht dyqind ndërhyrje.
Në Via di Trigoria, dy gra të reja u shpëtuan nga një apartament në bodrum të përmbytur, ndërsa në Via Ardeatina, dy shoferë kamionësh u shpëtuan pasi mbetën të bllokuar në automjetet e tyre.
Një pishë 20 metra e lartë u rrëzua pranë Forumeve Perandorake, dhe zona është siguruar.
Tiber është ngritur mbi shtatë metra, dhe brigjet dhe shtigjet e biçikletave përgjatë tij janë mbyllur. Lumi Aniene është përmbytur pranë Tivolit dhe mbetet nën vëzhgim, veçanërisht në pjesën lindore të kryeqytetit.
Alarmi për mot të keq vazhdon. Një alarm portokalli për motin mbetet në fuqi në Lazio për 24-36 orët e ardhshme, me reshje të mundshme të dendura shiu dhe probleme hidrogjeologjike dhe hidraulike në pellgje të ndryshme.
Dy apartamente në L’Aquila u shpallën të pabanueshme. Banorët u evakuuan dhe u transferuan në Qendrën e Shërbimeve për të Moshuarit dhe në Hotel Canadian.
Moti i keq u regjistrua edhe në Toskana, ku reshjet e dëborës mbuluan Apeninet.
/os/