E Martë, 3 Nëntor 2026

MM: Shuhen 3 zjarret e raportuara sot

TIRANË, 27 qershor /ATSH/  Ministria e Mbrojtjes, njoftoi se, gjatë ditës së sotme janë raportuar 3 zjarre, të cilat janë shuar.

Forcat në terren shuan vatrën në një sipërfaqe me shkurre në lagjen nr. 5, bashkia Kavajë si dhe zjarrin e rënë në një automjet në rrugën 28 Nëntori, njësia administrative Nr.10, bashkia Tiranë, bëri të ditur MM.

Po ashtu, theksoi MM, në fshatin Ishull Shëngjin, njësia administrative Shëngjin, bashkia Lezhë u regjistrua një shpërthim zjarri nga një bombul gazi, ku ngeli  e plagosur dhe me djegie nga shpërthimi i bombulës së gazit Mara Biba, vjeç 64, e cila u dërgua menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë.

MM nënvizon se është në ndjekje të situatës dhe në koordinim me strukturat në nivel qendror dhe vendor.

/gj.m/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›