E Hënë, 2 Nëntor 2026

MOSKË – Ambasadori gjerman në Rusi: Çelësi i paqes ndodhet në Kremlin

MOSKË, 3 tetor /ATSH-DPA/ – Ambasadori gjerman në Rusi, Alexander Graf Lambsdorff, i bëri thirrje presidentit rus Vladimir Putin që t’i japë fund luftës në Ukrainë, gjatë një fjalimi të mbajtur sot në Moskë, me rastin e Ditës së Bashkimit Gjerman.

“Lufta në Ukrainë duhet të ndalet”, tha ai përpara rreth 1 000 të ftuarve në kryeqytetin rus. “Është në dorën e presidentit Putin të mundësojë një zgjidhje paqësore. Çelësi i paqes gjendet në Kremlin”, shtoi ambasadori gjerman.

Në fjalimin e tij, të cilin e mbajti pjesërisht edhe në rusisht, Lambsdorff shprehu mirënjohje për kontributin e “politikanëve të guximshme sovjetikë dhe rusë” që ndihmuan në kapërcimin e ndarjes së Gjermanisë dhe të Evropës gjatë Luftës së Ftohtë.

Ai theksoi se njerëzit që “përkrahin lidhjet mes Gjermanisë dhe Rusisë” janë ende të nevojshëm dhe nuk duhet të dekurajohen, pavarësisht klimës së vështirë politike.

“Ribashkimi tregoi se “edhe betoni më i fortë mund të çahet”, tha diplomati gjerman, duke iu referuar murit të Berlinit.

Ambasadori përkujtoi “rënien e Murit të Berlinit” dhe **ribashkimin e Gjermanisë**, që ndodhi më * 3 tetor 1990, kur shtetet e ish-Gjermanisë Lindore u integruan në Republikën Federale të Gjermanisë (ish-Gjermaninë Perëndimore), duke i dhënë fund ndarjes që kishte filluar pas Luftës së Dytë Botërore.

Kjo datë shënohet çdo vit si Dita e Bashkimit Gjerman, një simbol i unitetit, demokracisë dhe paqes në Evropë, vlera që, sipas ambasadorit Lambsdorff, duhet të shërbejnë si shembull edhe për “zgjidhjen e konflikteve aktuale”, përfshirë luftën në Ukrainë. /Ad.Ab./.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›