MOSKË – Kremlini: Rusia mbështet planin e Trump për Gazën

MOSKË, 30 tetor /ATSH-AFP/ – Kremlini zrtar në një deklaratë bëri të ditur se mbështet planin e paqes së presidentit amerikan Donald Trump për Gazën dhe shpreson që propozimi do t’i japë fund konfliktit të shkaktuar nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023.
“Kremlini vazhdon të mbështesë dhe mirëpresë të gjitha përpjekjet e presidentit Trump për t’i dhënë fund kësaj tragjedie”, tha zëdhënësi i tij, Dmitry Peskov,.
“Shpresojmë që ky plan të zbatohet dhe do të ndihmojë në drejtimin e ngjarjeve në Lindjen e Mesme drejt një përfundimi paqësor”, shtoi ai./ /os/