E Hënë, 2 Nëntor 2026

DOHA – Katari konfirmon një takim me Hamasin dhe Turqinë

DOHA, 30 tetor /ATSH-AFP/ – Katari zyrtar deklaroi se është planifikuar të takohet sot me lëvizjen islamike palestineze Hamas për të diskutuar planin e presidentit amerikan, Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza, me përfaqësues turq të pranishëm.

”Ndërmjetësit e Katarit dhe Egjiptit i paraqitën planin e paqes të presidentit amerikan Hamasit të hënën në mbrëmje”, theksoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed al-Ansari.

“Delegacioni negociator premtoi ta shqyrtojë atë me përgjegjësi”, theksoi ai.

Një takim i ri me Hamasin është planifikuar edhe sot në mbrëmje, “i cili do të përfshijë edhe palën turke”, shtoi ai, duke specifikuar ”se krerët e shërbimeve sekrete egjiptiane dhe turke janë aktualisht në Doha”.

Pas gati dy vitesh lufte, Shtëpia e Bardhë ka publikuar një propozim me 20 pika që synon t’i japë fund përfundimisht konfliktit të shkaktuar nga sulmi i përgjakshëm i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, i cili shkaktoi dhjetëra mijëra vdekje dhe e ktheu Rripin e Gazës në rrënoja.

“Është ende shumë herët për të folur për përgjigje, por ne jemi vërtet optimistë sepse ky plan, siç thamë, është një plan gjithëpërfshirës”, theksoi zyrtari i Katarit./  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›