E Hënë, 2 Nëntor 2026

PRAGË – Republika Çeke ndalon hyrjen e diplomatëve rusë

PRAGË, 30 shtator /ATSH –DPA/ – Republika Çeke po ndalon hyrjen në vend të qytetarëve rusë me pasaporta diplomatike ose zyrtare, njoftoi sot  ministri i Jashtëm Jan Lipavský.

“Numri i veprimtarisë sabotuese po rritet dhe ne nuk do të rrezikojmë që agjentë të veprojnë nën mbulesën diplomatike”, shkroi ai në platformën X pas mbledhjes së qeverisë në Pragë.

Nga ndalimi përjashtohen disa diplomatë që janë zyrtarisht të akredituar në vend. Përjashtime do të lejohen gjithashtu në raste të veçanta, për shembull për negociata me një organizatë ndërkombëtare.

Republika Çeke ka kërkuar prej kohësh që Bashkimi Evropian të ndërmarrë masa për të kufizuar lirinë e lëvizjes së diplomatëve rusë në zonën Shengen.

Menjëherë pas fillimit të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, Republika Çeke pezulloi pothuajse plotësisht dhënien e vizave dhe lejeve të qëndrimit për shtetasit rusë që nuk mbajnë pasaportë diplomatike. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›