MOSKË – Kremlini i pashqetësuar nga vendimi i Trump për të shkurtuar afatin e armëpushimit

MOSKË, 29 korrik /ATSH-DPA/- Kremlini ka refuzuar të komentojë rreth vendimit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të shkurtuar afatin 50-ditor të armëpushimit në Ukrainë në 10-12 ditë.
“Ne e kemi marrë parasysh deklaratën e presidentit Trump dje”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
Këtë muaj, Trump kërcënoi se do t’i godiste partnerët tregtarë të Rusisë me tarifa “të rrepta” nëse Moska nuk do të binte dakord për një armëpushim brenda 50 ditëve – duke i dhënë presidentit rus, Vladimir Putin një afat deri më 2 shtator.
Por, gjatë një takimi dje me kryeministrin britanik Keir Starmer, Trump tha se do t’i shkurtonte 50 ditët që i kishte dhënë Putinit si afat për të negociuar – duke shtuar se afati i ri do të ishte rreth 10 -12 ditë.
Trump tha se ishte i zhgënjyer me Putinin, i cili nuk kishte treguar gatishmëri për kompromis.
Kremlini ka theksuar vazhdimisht se nuk do të bëjë një marrëveshje – ne kushte te detyruara.
Peskov tha se normalizimi i vazhdueshëm i marrëdhënieve midis Rusisë dhe SHBA-së ishte ngadalësuar.
“Megjithatë, Moska është ende e interesuar në ruajtjen e marrëdhënieve dhe shpreson që procesi të fitojë një vrull të madh”, shtoi ai. //a.i/