E Hënë, 2 Nëntor 2026

MOSKË – Kremlini shpërfill sanksionet e reja të BE-së ndaj bankave ruse

MOSKË, 11 qershor /ATSH/- Kremlini reagoi sot ndaj planit të ri të Bashkimit Evropian për vendosjen e sanksioneve kundër bankave ruse, duke deklaruar se sektori bankar i vendit ka funksionuar prej kohësh, sipas masave ndëshkuese dhe ka vazhduar të gjenerojë fitime, raportoi “Reuters”.

BE-ja ka propozuar një paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë, për shkak të luftës në Ukrainë, e cila synon veçanërisht bankat dhe rrjetet e kriptomonedhave, me qëllim dobësimin e sistemit financiar rus.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se bankat më të mëdha ruse, janë prej kohësh subjekt i sanksioneve, por kjo nuk i ka penguar ato të mbeten fitimprurëse dhe të ruajnë stabilitetin.

Ai iu referua edhe deklaratave të presidentit rus, Vladimir Putin, i cili një ditë më parë tha se situata ekonomike në vend mbetet nën kontroll.

Sipas Peskov, edhe sektori bankar vazhdon të jetë i qëndrueshëm, ndërsa Banka Qendrore e Rusisë monitoron nga afër zhvillimet dhe ndërmerr masat e nevojshme për ruajtjen e stabilitetit financiar.

Megjithatë, sanksionet perëndimore, normat e larta të interesit dhe shpenzimet e luftës kanë ushtruar presion mbi ekonominë ruse.

Ekonomia e vendit, me vlerë rreth 3 trilionë dollarë, u tkurr me 0,3 % në tremujorin e parë të vitit, duke shënuar rënien e parë tremujore që nga fillimi i vitit 2023. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›