E Diel, 1 Nëntor 2026

Malësi e Madhe, arrestohet doganieri 41-vjeç

Malësi e Madhe- Lejoi të kalonte një automjet pa u zhdoganuar në doganë dhe përfundoi në pranga.

Sipas burimeve zyratre të policisë mësohet se Fatmir Curri, 41-vjeç, doganiar në doganën e Hanit të Hotit u ndalua me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

I ndaluari, lindur e banues në Dobraç, Shkodër, është arrestuar në flagrancë të enjten, pasi duke qenë me detyrën e doganierit kontrollor në Doganën e Hanit të Hotit, ka lejuar të kaloje një automjet tip “Benz 240”, me targa SH 8849 D, i ngarkuar me 99 kg pluhur larës dhe 70 kg sheqer, pa paguar detyrimet përkatëse.

Sipas policisë, u arrestua edhe drejtuesi i automjetit, shtetasi Selim Dibra, 58-vjeç, lindur e banues në qytetin e Shkodrës, i cili ka kaluar kontrabandë në Doganën e Hanit të Hotit mallrat pa paguar detyrimet doganore.

Materialet në ngarkim të shtetasit Fatmir Curri i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për vepren penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe për shtetasin Selim Dibra, për vepren penale të “Kontrabandës me mallra të tjerë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›