Kosova do kërkojë nga donatorët 1,5 miliard euro
Delegacioni kosovar i kryesuar nga Kryeministri Hashim Thaçi të premten në konferencën e donatorëve në Bruksel do të kërkoj rreth 1,5 miliard euro.
Kryeministri Thaçi deklaroi se Kosova shkon shumë e përgatitur në këtë konferencë ndërkombëtare të donatorëve. Sipas tij, nga koferenca pritet me shumë besim të përfitohen fondet e planifikuara.
Për të njëjtën shumë është shprehur edhe vetë ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala. Gjatë një deklarate për mediat ai ka bërë me dije se Kosova do të përfitojë nga kjo konferencë rreth 1,5 miliard euro. (INA)