E Diel, 1 Nëntor 2026

Truri vazhdon rritjen edhe pas moshës 50-vjeç

BERLIN- Truri rritet edhe pas moshës 50-vjeç. Lajmi, që është i destinuar t’i ngrejë humorin miliona njerëzve, vjen nga një kërkim i universitetit Amburgo dhe spitalit  universitar të Jenas.

Kërkuesit kanë treguar se nëse mbahet aktiv dhe nën ndikimin e stimujve të rinj, truri vazhdon të zhvillohet dhe të rritet.

‘Kavjet’ e eksperimetit, rezultat e të cilit u publikuan në revistën «Journal of Neuroscience», 44 të rritur nga 50-67-vjeç u është kërkuar të mësojnë lojra prestigji.

Tre muaj prova për të arritur rezultate: truri mbahet aktiv me mësimin e lëvizjeve të reja. Dhe jo vetëm: kush ndërpreu ushtrimet ka menjëherë si pasojë një zvogëlim të “materies gri”.

“Eksperimenti”, shpjegon Arne May, drejtoreshë e studimit, “tregon se transformimet cerebrale nuk limitohen vetëm tek të rinjtë. Struktura anatomike e trurit të të rriturve mund të ndryshojë dhe në mosha më të avancuara”

E rëndësishme, sipas saj, është të ushtrohesh në mënyrë të vazhduar përmes ushtrimeve të memories dhe të jesh i hapur ndaj sfidave të reja.

Ekipi kishte realizuar më parë një studim, rezultatet e të cilit u publikuan te “Nature”. Në të tregohej që pas procesit të pjekurisë, që konsiderohej i mbyllur në 20-vjeç, truri ishte në gjendje të vijonte zhvillimin dhe rritjen.

Kërkimi i fundit, tregon se procesi mund të vazhdojë edhe pas 50-60 vjetëve të jetës. Pjesët cerebrale të trurit të rritura përmes ushtrimeve ishin në gjendje të prodhonin qeliza të reja cerebral dhe zona cerebrale vazhdonte të përfshihej në kënaqësi.

Marrë nga La Stampa

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›