Beqja: Shqiptarët e ndjejnë varfërinë, Berisha nuk i gënjen dot
Tiranë- Mashtrime për rritjen eekonomik dhe përpjekje të dështuara për të gënjyer shqiptarët, të cilët ndjejnë dita-ditës varfërinë. një ditë pas deklaratës së kreut të qeverisë, Sali Berisha, që u premtoi shqiptarëve “four more years” duke u angazhuar që do ta bëjë Shqipërinë siç e la në vitin 1996, ka reaguar në emër të PS-së, Ilir Beqja.
“Kryeministri po rrëshqet në drejtim të pa ditur, sepse ekonomitë familjare shqiptare vuajnë më shumë se tre vjet më parë. Paguajnë për energji 25 % më shumë se një vit më parë, paguajnë për bukë e produkte drithërash 33 % më shumë se një vit më parë, paguajnë për ujë të pijshëm 10 % se një vit më parë. Të ardhurat që fitojnë nga puna e tyre, edhe pse e gjejnë me vështirësi, tatohen 5 – 7 herë më shumë se tri vite më pare”- tha ai gjatë një deklarate për mediat.
Sipas tij, Berisha nuk u thotë shqiptarëve se sa janë rritur pagat neto, me të cilat rrojnë shqiptarët. Ai ka sqaruar se inflacioni është shumë më herë më i lartë se shifrat qeveritare.
Beqja ka renditur kategoritë e shqiptarëve që po vuajnë përditë e më tepër, duke delaruar se 25 % e familjeve fshatare nuk prodhojnë as sa për vetkonsum, ndërkohë që vendi vazhdon të importojë 7 herë më shumë se ç’eksporton produkte ushqimore.
Në gjendje të mjeruar sipas tij është edhe shëndetësia, që bëhet gjëja me e pasigurtë, duke kërcënuar jetën e shqiptarëve. Po ashtu edhe arsimi, që vijon të prodhojë vetëm të papunë. Sipërmarrja shqiptare, sipas Beqjas ndodhet përherë e më tepër nënpresion. Pagat e punonjësve, numri i tyre, çmimet e blerjes dhe të shitjes nuk përcaktohen nga rregullat e ekonomisë së tregut, por në zyra burokratësh e persekutorësh.
Të njëjtat probleme, ka thënë me tej ai vuajnë peshkatarët, minatorët, ish ushtarakët. Dhe përballë kësaj sitiate sipas PS-së, Berisha nuk gjen dot kurajë t’i tregojë shqiptarëve dështimet dhe mosrealizimin e programit.