Manastirliu: Testimi i informatizuar për “Mjekësi të Përgjithshme”, nga 18 deri 22 gusht

TIRANË, 15 gusht/ATSH/ Testimi i informatizuar për programin e studimit “Mjekësi e Përgjithshme” do të zhvillohet nga 18-22 gusht.
Lajmin e bëri të ditur sot ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, e cila ndau njoftimin e rëndësishëm për aplikantët në programin e studimit për Mjekësinë e Përgjithshme.
Kalendari i plotë i testimeve është publikuar tashmë nga Qendra e Shërbimeve Arsimore, në kuadër të organizmit të testimit të informatizuar të maturantëve që duan të ndjekin programin e studimit “Mjekësi e Përgjithshme” në Universitetin e Mjekësisë Tiranë.
20200 maturantë kanë aplikuar në fazën e parë për të ndjekur studimet e larta në të gjitha universitetet e vendit, ose 500 më shumë se një vit më parë.
Në 10 programet e listuara si preferencat e 20200 maturantëve aplikantë, interesi vazhdon të jetë i ngjashëm ndër vite.
Teknologjia, mjekësia dhe financat renditen në tri fushat më të kërkuara, ku edhe mundësia për vende të lira në raundin e dytë zerohet.
/m.m/j.p/