E Hënë, 2 Nëntor 2026

Festivali i Filmit në Toronto do të shfaqë dokumentarin për sulmin e Hamasit në 2023-in

NJU JORK, 15 gusht /ATSH/- Festivali Ndërkombëtar i Filmit (TIFF) në Toronto do të shfaqë një dokumentar për sulmin e Hamasit në vitin 2023, pas debateve për përjashtimin e filmit nga festivali i ardhshëm, sipas AP.

Këtë javë, TIFF refuzoi pjesëmarrjen e dokumentarit “The Road Between Us: The Ultimate Rescue” – duke argumentuar se vendimi ishte bazuar pjesërisht në lejen ligjore për pamjet e përdorura në dokumentar.

Gazeta amerikane “Deadline Hollywood” – cila raportoi e para lajmin, tha se një pikë ngërçi ishte identifikimi dhe leja ligjore e transmetimit të drejtpërdrejtë të sulmit nga vetë militantët e Hamasit.

Dje në mbrëmje, drejtori ekzekutiv i TIFF, Cameron Bailey dhe regjisori i “The Road Between Us”, Barry Avrich lëshuan një deklaratë të përbashkët duke njoftuar përzgjedhjen dhe pranimin e dokumentarit në Festivalin e Filmit në Toronto.

“Si TIFF ashtu edhe krijuesit e filmit kanë dëgjuar dhimbjen dhe zhgënjimin e shprehur nga publiku dhe duam ta adresojmë këtë së bashku”, thanë Bailey dhe Avrich.

“Ne kemi punuar së bashku për të gjetur një zgjidhje – për të përmbushur shqetësimet e rëndësishme të sigurisë, ligjore dhe të programimit”, shtuan ata.

Dokumentari tregon historinë e gjeneralit izraelit, në pension Noam Tibon – përpjekjet e të cilit për të shpëtuar familjen e tij dhe të tjerët – gjatë sulmit të 7 tetorit 2023 – paraqiten në një segment të titulluar “60 Minuta”.

Pasi u informuan se dokumentari nuk do të shfaqej në festival, regjisorët e “The Road Between Us” lëshuan një deklaratë duke pretenduar se TIFF kishte censuruar programet e veta duke refuzuar filmin.

“Ngjarjet e 7 tetorit 2023 dhe vuajtjet e vazhdueshme në Gazë na rëndojnë shumë”, tha Bailey, duke nënvizuar nevojën urgjente për dhembshuri mes rritjes së antisemitizmit dhe islamofobisë.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Toronto, festivali më i madh i filmit në Amerikën e Veriut, do të zhvillohet nga 4 deri në 14 shtator. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›