Manastirliu me qytetarët në Laprakë, fokus sistemimi i hapësirave publike

TIRANË, 27 tetor/ATSH/ Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një takim me banorët në zonën e Laprakës, ku diskutoi për nevojat e komunitetit dhe projektet e ardhshme për qytetin.
Manastirliu tha se takimet me qytetarët janë një mundësi për të dëgjuar drejtpërdrejt shqetësimet e tyre dhe për të ndërtuar së bashku një Tiranë më të mirë.
“Nga rruga Marubi, Gjergji Legisi, Blloku Gintash e deri te fusha e Laprakës, jam këtu për të takuar njerëzit, për t’i dëgjuar dhe për të folur për Tiranën që duam të ndërtojmë së bashku”, theksoi ajo.
Ajo nënvizoi se prioriteti i saj do të jetë sistemimi i hapësirave publike për banorët, duke i dhënë qytetit një pamje më funksionale dhe më mikpritëse. /j.p/