E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni-Shqipëri me 20 gusht?

Data 20 gusht, është lënë si datë e lirë nga FIFA me qëllim që kombëtaret të testojnë gjendjen e tyre në prag të kualifikimeve për kampionatin botërorë 2010.

Edhe Shqipëria edhe Maqedonia ndeshjen e fundit kontrolluese e kanë zhvilluar kundër Polonisë, e cila ishte pjesë e Kampionatit Evropian 2008. Vendimi përfundimtar për takimin e mundshëm miqësor midis dy shteteve do të merret pasi të konsultohen edhe përzgjedhësit e dy kombëtarëve, ai i Shqipërisë Arie Haan dhe ai i Maqedonisë, Srecko Katanec.

Trajneri i kuqezinjve ka shprehur dëshirë që ekipi i tij të luajë në Tiranë me Estonin, por negociatat kanë dështuar, ndërkaq edhe Katanec donte të luajë përballë ekipit të fuqishëm, Ukrainës.

Nëse takohet Maqedonia me Shqipërinë, atëherë ndeshja do të luhet në stadiumin e Shkupit, pasi ndeshja e 7 shkurtit të vitit 2007 u luajt në stadiumin Loro Boriçi në Shkodër dhe pat përfunduar me rezultat 1:0 për Maqedoninë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›