Këshilli i Sigurimit dënon zgjedhjet presidenciale në Zimbabve
Këshilli i Sigurimit ka dënuar raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Zimbabve. Për shkak të kundërshtimit nga Afrika e Jugut instanca më e larte e Kombeve të Bashkuara nuk mundi të bjerë dakort për t'i shpallur zgjedhjet të paligjshme. Afrika e Jugut iu referua takimit të Unionit Afrikan javën e ardhshme ku do të tematizohet edhe situata në Zimbabve. SHBA, Franca dhe Britania e Madhe folën për sanksione të caktuara kundër udhëheqjes në Harare. Në Zimbabve ndërkohë ka filluar numërimi i votave. Rezultati sipas komisionit të zgjedhjeve do të bëhet i ditur gjatë fundjavës. Gjatë zgjedhjeve të premten presidenti në post Robert Mugabe ishte kandidati i vetëm në garë. Lideri i opozitës Morgan Çangirai hoqi dorë nga pjesëmarrja në zgjedhje pas dhunës së ushtruar ndaj përkrahësve të tij.