Serbët kerkojne kuvend në Mitrovicë
Serbët në veri të Kosovës kanë paralajmëruar se të shtunën do të themelojnë një kuvend paralel.Kuvendi serb shihet si kundërpërgjigje ndaj hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës dy javë më parë.
Formimi i kuvendit paralel serb pritet të bëhet në përvjetorin e 619-të të Betejës së Kosovës.Serbët e festojnë këtë si një nga datat më të rëndësishme të historisë së tyre. Autoritetet vendore dhe ndërkombëtare në Prishtinë thonë se kuvendi serb në veri të Kosovës do të jetë i paligjshëm.
Policia e Kosovës i ka bërë të gjitha përgatitjet që siguria në gjithë vendin të jetë e qetë dhe stabile. Këto masa sigurie, vijnë si rezultat i paralajmërimeve të serbëve se do të marshojnë sot, duke ecur në këmbë nga Mitrovica deri në Gazimestan, për ta festuar përvjetorin e humbjes së "Betejës së Kosovës".
Gjenerali Ksavier De Marnak, ka thënë dje se KFOR-i, së bashku me Policinë e UNMIK-ut dhe SHPK-në, ka hartuar një plan të përbashkët për sa i përket sigurisë për festën e serbëve, më 28 qershor.
“Ne kemi punuar planin e përbashkët me institucionet e sigurisë dhe jam i sigurt në sensin e ndjeshmërisë tek të gjithë akterët e kësaj ngjarjeje”, ka deklaruar dje Marnak gjatë një vizite në komunën e Obiliqit. (INA)