E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, shkatërrohen 1310 bimë narkotike, nuk dihet autori

Në vijim të aksioneve të ndërmarra, blutë e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër me një operacion të organizuar në mesditë kanë bërë të mundur shkatërrimin e 1310 rrënjë bimë narkotike kanabisativa. Bimët narkotike kanë qenë të mbjella në tri parcela të hapura rishtas për këtë qëllim, në vendin e quajtur Pylli i Manastirit në komunën Antigone. Ndërkaq, ajo që bie në sy gjatë këtij viti është fakti që kultivuesit e drogës hapin parcela në vende të largëta, për të mos u bërë i mundur gjetja e autorit. Gjithsesi, sipas zëdhënësit Gentian Mullai, operacionet për asgjësimin e sipërfaqeve të mbjella me bimë narkotike do të vazhdojnë në të gjithë territorin e qarkut. Përgjatë 3 aksioneve të zhvilluara për këtë qëllim, janë asgjësuar rreth 2400 rrënjë.

TepeleneNë një tjetër aksion, policia e Gjirokastrës ka mundur të asgjësojë 250 rrënjë bimë narkotike, por sërish pa mundur të identifikojnë autorin e kultivimit. Operacioni policor, i cili është në vijim të punës së Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër për shkatërrimin e parcelave të mbjella me bimë narkotike dhe për goditjen e trafikut të këtyre bimëve, Sektori i Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë, orët e vona të pasdites së djeshme ka mundur të ndërhyjë kësaj radhe në rrethin e Tepelenës. Kështu, mësohet se në vendin e quajtur Gryka e Pihoit, në Përroin e Malit të Luzatit Tepelenë janë evidentuar 2 parcela të hapura rishtas për të kultivuar bimë narkotike.

Në parcelën e parë janë evidentuar 122 rrënjë bimë narkotike të dyshuara si Kanabis Sativa, të cilat varjonin nga 40 centimetra deri në 90 centimetra të larta.

Në parcelën e dytë u evidentuan 128 rrënjë bimë narkotike të dyshuara si Kanabis Sativa, të cilat varionin nga 50 centimetra deri në 100 centimetra të larta.

Gjithsej u evidentuan 250 rrënjë bimë narkotike, prej të cilave disa u morën për ekspertizë dhe pjesa tjetër për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së rrugës automobilistike u asgjësuan në vend me anë të djegies. Po punohet për evidentimin dhe kapjen e autorëve të mundshëm të këtyre bimëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›