"Maqedonia, të hapur ftesën për anëtarësim në NATO"
Zëdhënësi i NATO-s, Xhejms Apaturaj ka deklaruar se Maqedonia akoma e ka të hapur ftesën për anëtarësim deri në atë moment kur do të zgjidhë çështjen e emrit.
“Nuk ka kufizime kohore, por procesi i ratifikimit të Protokollit për anëtarësim nga Shqipëria dhe Kroacia megjithate do të komplikojë punët për Maqedoninë”, deklaroi Apaturaj për TV A1, një ditë para se këto dy vende në selinë e Aleancë do të nënshkruajnë Protokollin për anëtarësim.
Ai tha se për këtë insistohet që sa më shpejt të gjendet një zgjidhje për emrit dhe se të dyja palët në procesin e kontestit të emrit duhet të shfrytëzojnë momentet e përshtatshme politike për të arritur deri tek një zgjidhje. (INA)