E Diel, 1 Nëntor 2026

Vranë për hakmarrje, kërkohet dënimi me 15 vjet burg

Shkodër- Nga 15 vjet burgim ka kërkuar organi i akuzës në Shkodër për dy vëllezërit Agron dhe Ilir Burgaj, përkatësisht 37 dhe 30-vjeç. Ata akuzohen për vrasje me dashje të kryer në baashkëpunim, plagosje të kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.

Në seancën gjyqësore të sotme, prokurori Frederik Laloshi, para trupit gjykues të kryesuar nga Emiljano Ruli ka kërkuar deklarimin fajtor të dy vëllezërve për vrasjen me dashje të shtetasit Fahri Lopçi dhe plagosjen e shtetasit Ndue Gjuraj.

Ngjarja ndodhi më 02.10.1997 në lagjen “Partizani”, në Shkodër. Por, sipas burimeve zyrtare kjo ngjarje ka qenë e pazbuluar deri në gusht të vitit të kaluar, kur policia në bashkëpunim me prokurorinë e rihapën dosjen dhe më 9 gusht ndaloi dy vëllëzërit Burgaj, si të dyshuar për këtë ngjarje.

Krimi u krye në vendin e quajtur ‘kullat italiane’ ku u qëllua për vdekje Fahri Lopçi i cili, ndodhej në rrugë, jo larg vendit të tij të punës, pasi punonte si tregtar mishi. Ndërkoohë që u plagos Ndue Gjuraj, i cili ishte kalimtar i rastit.

Ngjarja ka pasur motiv hakmarrjen pasi viktima dhe vëllezërit Burgaj kishin pasur më parë një konflikt mes tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›