Shpërthen bombula në Korçë, shpëtojnë banorët
Pas djegies së katit të tretë të një pallati në lagjen 13 të qytetit të Korçës, dy javë më parë, një tjetër banesë është përfshirë sot nga flakët. Ngjarja ndodhi në zonën periferike të qytetit të Korçës, në një godinë e cila shërbente si rezidencë për disa shtetas maltezë.
Sipas burimeve zyrtare të policisë së Korçës, në këtë rezidencë jetonin prej vitesh shtetas nga Malta. Zjarri fatmirësisht ka mundur të prekë vetëm ambientet e brendshme tëkuzhinës duke shkaktuar dëme materiale.
Në kohën e rënies së zjarrit nuk kishte njeri brenda me përjashtim të guzhinieres. Ajo ka deklaruar në polici se shkak është bërë bombula e gazit.
“Menjëherë sa ndeza bombulën ajo shpërtheu dhe pastaj gjithçka mori flakë”- ka treguar ajo.
Më pas, janë lajmëruar forcat zjarrfikëse, të shoqëruar nga policia, të cilët kanë bërë të mudnur izolimin e vatrës dhe pastaj edhe shuarjen e flakëve.