Luhatjet e tensionit, digjet shtëpia në Buçimas
Pogradec- Luhatjet e tensionit kanë ndezur në flakë një banesë në fshatin Buçimas të Pogradecit.
Sipas burimeve policore mësohet se është djegur shtëpia e shtetasit Ridvan Gora. Nga hetimet e para bëhet e ditur se flaka ka qenë e menjëhershme dhe brenda pak minutash është shkrumbuar krejt shtëpia.
Në vendngjarie kanë shkuar zjarrfikësit, por megjithë përpjekjet e tyre dhe të fqinjëve të Ridvan Gorës ata nuk kanë mundur që të shuajnë flakët.
Pas ekspertizës që ka kryer sot grupi hetimor ka konstatuar se flaka ka shpërthyer si rezultat i luhatjeve të tensionit elektrik.