E Premte, 6 Nëntor 2026

Mesazhi i ambasadores së Holandës për qeverinë: Më shumë vëmendje për lirinë e medias! Dhuna në protesta na ka shokuar

Ambasadorja e Holandës në Shqipëri, Marleen Monster ka shprehur shqetësimin për situatën e lirisë në medias.

ambasadorja e holandez

Nga Korça teksa komentoi progres raportin, ajo tha se janë përbërë përparime, por theksoi se duhet më shumë vëmendje në disa fusha, duke u ndalur edhe të liria e medias.

“Sikundër ndoshta keni parë dhe keni dëgjuar në lidhje me raport progresin. Ai shënon shumë nota pozitive për të cilat Shqipëria ka bërë progres. Megjithatë njëkohësisht shënohen edhe shumë çështje të cilat kërkojnë akoma vëmendje dhe punë. Çështja e lirisë së medias, lirisë së shprehjes. Është një pikë për të cilën edhe ne jemi këtu sot në Korçë për të parë se si liria e medias mund të adresohet nëpërmjet sistemit gjyqësor, prandaj jam shumë e kënaqur që jam në Korçë për të diskutuar mbi këto çështje”, tha ambasadorja.

E ndalur tek protestat e studentëeve, ambasadorja tha se ajo është një e drejtë themelore e qytetarëve, megjithatë tha se “kanë qenë të shokuar nga dhuna”.

“Protestat na treguan që ka një lloj tensioni në shoqërinë shqiptare sepse përndryshe njerëzit nuk do të kishin dalë për të protestuar. Megjithatë ne i qëndrojmë mendimit që protestat janë në rregull, është e drejtë themelore, por dhuna është diçka e cila ne na ka shokuar, na ka suprizuar”, deklaroi diplomatja franceze.

E pyetur për luftën kundër korrupsionit dhe protestat e studentëve dhe qytetarëve kundër tij, Monster nënvizoi se Holanda vijon të mbështesë rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, përmes një qasjeje që mbështetet në tre parime: të qenit strikte, të drejta dhe të angazhuara.

“Sikurse e dini, Hollanda është një nga vendet anëtare e cila ka një qasje që fokusohet në tre pika kryesore, që është strikt, drejt, pra fair dhe e angazhuar. Një nga gjërat që ne mundohemi të bëjmë është që të vazhdojmë të mbështesim rrugëtimin e Shqipërisë drejt pranimit në BE nëpërmjet mundësive tona që janë brenda kësaj, gjë që na mban të angazhuar në këtë çështje.

Unë mendoj që Shqipëria tashmë ka filluar një sërë reformash siç është ajo, për shembull reforma në drejtësi, e cila tashmë ka arritur në një fazë të re që është faza e konsolidimit dhe besoj që kjo ka të bëjë jo vetëm me atë çfarë është e shkruar në letra, por edhe zbatueshmëria e saj dhe të qëndruarit deri në fund të angazhimeve që janë marrë në kuadër të këtyre reformave”, deklaroi Monster.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›