“Mashtrim kompjuterik”, GJKKO dënon me rreth 100 vite burg 16 persona

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur vendimin përfundimtar ndaj 16 të pandehurve të akuzuar për “mashtrim kompjuterik” dhe “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”. Në total, dënimet e dhëna arrijnë rreth 100 vite burg.
Sipas vendimit, grupi kishte kryer mashtrime në dëm të disa personave përmes mënyrave të sofistikuara kompjuterike dhe vepronte në formën e një organizate të strukturuar kriminale.
GJKKO ka dënuar:
- Bruno Çobo – 8 vite burg
- Elisa Çaçi (Caci) – 7 vite e 4 muaj burg
- Gilbert Pushani – 7 vite e 4 muaj burg
- Aldo Pasku – 6 vite e 8 muaj burg
- Bruno Gjika – 6 vite e 8 muaj burg
- Rezarta Ibrahimi (Çaçi) – 6 vite e 8 muaj burg
- Valbona Abedinaj – 7 vite e 4 muaj burg
- Erion Kastrati – 7 vite e 4 muaj burg
- Orland Cani – 6 vite e 8 muaj burg
- Florjan Bregu – 6 vite e 8 muaj burg
- Hamit Dobi – 6 vite e 8 muaj burg
- Greta Gjoci (Pepa) – 6 vite e 8 muaj burg
- Gjin Shelnishta – 6 vite e 8 muaj burg
- Antoneta Malo (Pepkolaj) – 6 vite e 8 muaj burg
- Silvana Veliu – 6 vite e 8 muaj burg
- Mojsi Zuna – 6 vite e 8 muaj burg
Sipas GJKKO-së, të gjithë të dënuarit do të vuajnë dënimin në burgje të sigurisë së lartë.
Vendimi mund të ankimohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 ditëve nga komunikimi i tij të arsyetuar.
/rtsh.al/