Mazhoranca miraton ndryshimin e rregullores pa opozitën
Komisioni për Mandatet dhe Imunitetet ka miratuar sot ndryshimin e rregullores, propozuar nga Fatos Beja, pa praninë e opozitës.
Komisioni ka marrë në shqyrtim propzimin e Fatos Bejës për ndryshimin e rregullores. Propozimi kishte liodhje me ndryshimin e një pike ku përcaktohet mënyra e procedimit parlamentar për dekretet e presidentit të Republikës për kandidatët për institucionet kushtetuese.
Këshilli ka vijuar mbledhjen me diskutime e vërejtje për rreth 2 orë dhe në përfundim është arritur të miratohet ajo pikë e propozimit, që përcakton zhvillimin e seancave dëgjimore nga kuvendi me kandidatët e propozuar.
Në mbledhje nuk kanë marrë pjesë përfaqësuesit e opozitës, me përjashtim të kreut të PAD-së Neritan Ceka.
Në fund të mbledhjes ka folur anëtari demokrat i Këshillit, Ilir Bano, i cili është shprehur se këshilli ka arritur të përafrojë të dy propozimet e bëra mes pozitës dhe opozitës. Sipas tij, është arritur të përafrohen propozimet e bëra nga fatos Beja dhe ato të propozuara nga PS-ja, me anë të deputetëve Arben Malaj dhe Besnik Dervishi.