E Diel, 1 Nëntor 2026

Në gjyq tutori, akuzohet se trafikoi prostitutë në Prizren "të fejuarën"

TIRANE - Dy persona kanë trafikuar një vajzë nga Berati në Kosovë, ku e kanë dorëzuar viktimën në një lokal në Prizren, duke e detyruar të ushtronte prostitucion kundrejt pagesave prej 50 euro për çdo klient. 

Klodian Azizaj, 23 vjeç dhe Ridvan Lushi, 27 vjeç, janë dy personat e akuzuar për mashtrimin e vajzës e më pas trafikimin e saj në Kosovë për shfrytëzim seksual. Prokuroria e Krimeve të Rënda përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjykatë dosjen penale për këtë ngjarje të ndodhur në vitin 2006 dhe të hetuar më pas nga policia dhe organi i akuzës pas zbulimit të veprimeve kriminale të dy personave të akuzuar. Dy të akuzuarit e dosjes pritet të gjykohen në mungesë për shkak se arrestimi i tyre nuk është bërë i mundur nga policia. Sipas hetimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Klodian Azizaj, është njohur me vajzën e trafikuar, Marjana B, në fshatin Samaticë të Beratit. Prokuroria tha se, i pandehuri kishte tezen e tij në këtë fshat çka e ka ndihmuar të njihej me të trafikuarën, të cilës i premtoi martesë dhe jetë më të mirë pas kësaj. Në muajin shkurt 2006, Klodian Azizaj akuzohet se me një taksi ka udhëtuar bashkë me Marjana B., nga fshati Samaticë në shtëpinë e Ridvan Lushit në Berat. Më pas e dëmtuara dhe dy trafikantët e saj janë nisur drejt Tiranës me një furgon. Rreth orës 15:00 të po asaj dite, dy trafikantët dhe vajza e mashtruar kanë hipur në një furgon dhe janë nisur për në Shkodër, ku kanë fjetur në një hotel 2-katësh. Të nesërmen në mëngjes ata janë nisur të tre së bashku për në Kukës, ku kanë mbërritur rreth orës 18:00 në Morinë. Ridvan Lushi në këtë moment i ka telefonuar Sulejman Tushës, i cili i ka ndihmuar dy trafikantët dhe vajzën e mashtruar të kalonin kufirin në këmbë. Ndërkohë, Ridvan Lushi ka kaluar nga dogana, ka mbërritur në Prizren dhe prej andej ka siguruar një taksi, e cila të nesërmen në mëngjes ka marrë të akuzuarin Klodian Azizaj dhe Marjana B. Dy të akuzuarit, sipas Prokurorisë e kanë çuar vajzën në qytetin e Prizrenit tek "Lokal Muzike Bekimi". "Pasi kanë shkuar tek ky lokal, Klodian Azizi, Ridvan Lushi dhe shtetasi kosovar i quajtur Bekim, i kanë thënë vajzës së mashtruar se do të punonte aty si kameriere deri në orën 24:00 dhe pas kësaj ore deri në 03:00 ata do të sillnin klientë për të kryer marrëdhënie seksuale me vajzën, kundrejt shumave prej 50 eurosh për çdo klient.              tr.so

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›