E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mbi 10 mijë vërtetime të detyrimeve përmbarimore në e-Albania që nga janari

TIRANË, 23 tetor /ATSH/ Qytetarët mund të marrin lehtësisht vërtetimin e detyrimeve përmbarimore përmes platformës “e-Albania”.

Rreth 10 858 qytetarë kanë marrë vërtetimin e detyrimeve përmbarimore që nga janari i vitit 2025.

Vërtetimi i pajisur me nënshkrim elektronik tregon nëse jeni debitorë në Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror.

Dokumenti gjenerohet me nënshkrim elektronik dhe aplikimi zgjat vetëm 1 minutë. Ndërsa koha e marrjes së vërtetimit zgjat vetëm një ditë.

/e.i/j.p/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›