E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ndërhyrja e shpejtë e neurokirurgëve të QSUNT i rikthen shikimin pacientit me tumor

TIRANË, 23 tetor /ATSH/ Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, falë profesionalizmit të ekipit mjekëve të neurokirurgjisë, u trajtua me sukses një rast kompleks dhe urgjent.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, bëri të ditur se nën drejtimin e prof. Artur Xhumarit dhe ekipit të neurokirurgëve të QSUNT-së, një pacienti 51-vjeçar iu hoq me sukses një masë tumorale.

Sipas MSHMS, kjo ndërhyrje bëri të mundur që pacientit t’i rikthehej shikimi dhe të kishte përmirësim të ndjeshëm të gjendjes së tij shëndetësore.

Prof. Artur Xhumari tha se pacienti u paraqit në Urgjencën e QSUNT-së me dhimbje të forta koke.

“Pasi bëmë një skaner kuptuam edhe arsyen e kësaj dhimbjeje të madhe koke që ishte aplopleksia e adenomës hipofizare. Pacienti kishte humbje të plotë të shikimit në të dy sytë. Ndërhymë përmes një operacioni të shpejtë për të hequr grumbullimin e gjakut dhe pacienti nuk pati asnjë komplikacion. Pacienti përfitoi funksionin e të shikuarit falë ndërhyrjes së shpejtë, ndërsa ka vënë në lëvizje kapakët e syve, që ishin nerva të shtypura shumë afër këtij tumori”, tha Xhumari.

Kjo është një tjetër dëshmi e nivelit të lartë profesional dhe përkushtimit të mjekëve, si dhe e besueshmërisë së shërbimit publik shëndetësor për çdo qytetar.

/e.i/j.p/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›