E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestrohen 19 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit

TIRANË, 17 qershor/ATSH/ Në kuadër të masave për parandalimin dhe goditjen e shkeljeve doganore, Dogana Durrës në bashkëpunim me Policinë Kufitare sekuestroi 19 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit.

Sipas DPD-së, mbrëmjen e djeshme, gjatë kontrolleve të ushtruara në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë, përpara imbarkimit në linjën Durrës-Bari, shërbimet doganore konstatuan shumën e padeklaruar prej 19 mijë eurosh.

Rasti është referuar pranë organeve kompetente për veprime të mëtejshme ligjore.

Autoritetet bëjnë të ditur se kontrollet në terren do të vijojnë me synim garantimin e zbatimit të legjislacionit doganor dhe parandalimin e çdo tentative për shkelje në kufi.

Sipas legjislacionit në fuqi, çdo person që hyn ose del nga territori i Republikës së Shqipërisë është i detyruar të deklarojë pranë autoriteteve doganore shumat në para të gatshme që janë të barabarta ose tejkalojnë vlerën prej 10 mijë eurosh.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›