Mbyllet Bordi i Transparencës, Ibrahimaj: Çmimet e bursës janë stabilizuar, Kanali i Hormuzit do zhbllokohet

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj ka bërë me dije se qeveria ka vendosur ndërprerjen e funksionimit të Bordit të Transaprencës.
Ky vendim ka ardhur pas stabilizimit të tregut të hidrokarbureve dhe arritjes së marrëveshjes për zhbllokimin e Kanalit të Hormuzit.
“Përfundimi i situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve. Ne sot vemdosëm që do ndërpresim Bordin e Transparencës që prej muajsh është në funksion.
Në zbatim të ligjit për hidrokarburet. Kanë qenë muaj që kanë pasur luhatje të çmimeve të karburantvte. Çmimet e bursës janë stabilizuar, është arritur një marrëveshje, Kanali i Hormuzit do zhbllokohet. Tregu i hidrokarbueve është stabilizuar dhe prandaj ne kemi vendosur të përfundojmë funksionimin e Bordit të Karburanteve”, deklaroi Ibrahimaj.
Kujtojmë se në 18 mars qeveria propozoi ngritjen e Bordit të Transparencës për çmimet bazë dhe në 26 mars u zhvillua mbledhja e parë e bordit.
/rtsh.al/