Memia: Ndryshimet ne ligjin e legalizimeve i japin te drejten e merituar pronareve te ligjshem
Drejtori i Agjencise se Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit te Zonave Informale (ALUIZNI), Shaban Memia, i ka cilesuar ndryshimet e ne ligjin e legalizimit, te mirtuara ne qershor nga Kuvendi i Shqiperise, si mjaft te rendesishme per pronaret legjitime.
"Ligji i ndryshuar per legalizimin e zonave informale i jep te drejten qe meriton pronareve legjitime, si atyre qe do te kompensohen para ketij procesi dhe atyre qe kane te drejte ekskluzive per ta zhvilluar pronen e tyre brenda vijes se verdhe", vleresoi kreu i ALUIZNI-it. Sipas tij, ligji i ri i ndryshuar per legalizimet eshte sjelle ne frymen e Kushtetutes dhe eshte thjeshtuar nga burokracite, duke i dhene te drejten qe meritojne pronareve legjitime. Ai shpjegoi se sipas ketij ligji, pronaret legjitime do te kompensohen per siperfaqen qe i eshte zene, ndersa atyre u lihen ne dispozicion te gjitha territoret qe jane te pazena dhe per te gjitha territoret brenda vijes se verdhe pronari ka te drejten ekskluzive te zhvillimit urban te tyre. Memia theksoi se implementimi i teknologjive te reja do t'i jape nje zgjidhje te perhershme regjistrimit te pasurive, si dhe menaxhimit e kontrollit te territorit. "Mundesohet percaktimi ne menyre korrekte i gjithe pozicioneve gjeografike dhe gjithe treguesve ekonomiko-financiare, pasurise dhe shfrytezimit gjeresisht nga qytetaret te nje database. Eshte kusht i domosdoshem riazhornimi i te gjithe titujve te pronesise ne Shqiperi ne funksion te percaktimit ne menyre korrekte te pozicionit gjeografik, ne raport me koordinatat perkatese", sqaroi drejtori i ALUIZNI-t.
Teknologjia e implementuar do ta coje 'ne zero' deformimin dhe aferat korruptive ne kete fushe, shtoi ai, nderkohe qe ne muajin shtator do te behen publike te dhenat e pasurive te deklaruara, te cilat do te jene dhe objekt i vetem i procesit te legalizimit.