E Diel, 1 Nëntor 2026

LRI: Te shperndahen librat shkollore

Nenkryetari i Levizjes Rinore per Integrim, Ardit Cela ka kerkuar dje nga Ministria e Arsimit dhe Shkences qe te shperndahen sa me shpejt librat shkollore, ne menyre qe te mos perseritet kaosi i vitit te kaluar. "Ne prononcimin e tij te pare publik, Ministri i Arsimit, Fatos Beja, deklaroi se terheqja e teksteve shkollore do te fillonte me shpejt se cdo here tjeter, dhe pikerisht me date 1 Gusht. Eshte data 10 gusht dhe ne me keqardhje konstatojme se te gjithe nxenesit dhe prinderit e tyre, te cilet ne pergjigje te fteses se ministrit te Arsimit, nxituan drejt librarive per te terhequr tekstet shkollore, jane kthyer prej tyre duarbosh, pasi tekste shkollore neper librari nuk ka", tha dje nenkryetari i LRI. Ai i beri thirrje MASH qe nderhyje menjehere per te zgjidhur situaten e krijuar, ne menyre te tille qe te mos kemi perseritjen e kaosit te vitit te kaluar, ku nxenes dhe familjare te tyre shtypeshin ne radhet e sterzgjatura. Njekohesisht Levizja Rinore per Integrim, kerkoi nje vemendje te vecante nga Ministria e Arsimit dhe institucionet e tjera perkatese, per sa i perket subvencionimit te teksteve shkollore per nxenesit qe perfitojne kete sherbim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›