E Diel, 1 Nëntor 2026

Merimanga e zezë, dy rastet e para në Vlorë

Vlorë- Temperaturat e larta kanë rikthyer rrezikun e pickimit nga merimanga e zezë. Pranë spitalit rajonal të qytetit ka mbërritur në gjendje të rënduar 50-vjeçari, Gani Myrtaj nga fshati Trevllazës.

Fermeri 50-vjeçar është pickuar në orët e drekës dhe shenjat që ka dhënë pas kësajpickimi ka bërë të ketë shqetësime. Mjekët kanë dhënë ndihmën e parë për Myrtajn dhe e kanë mbajtur për disa orë nën vëzhgim deri sa ai ka dalë nga rreziku për jetën.

Po me të tilla simptoma është paraqitur një natë më parë, Xhevahir Agaj, 47-vjeç.

Ky i fundit nga fshati Kropisht është pickuar po në orët e drekës, ndërsa nuk ka pasur shqetësime serioze për shëndetin. Ai ka marrë ndihmën e nevojshme nga bluzat e bardha të spitalit të Vlorës.

Mjekët apelojnë për më tepër vëmendje nëse dikush bëhet pre i një sulmi të tillë. Sipas tyre nuk duhet nënvleftësuar asnjëherë pickimi i insektit, pasi helmi i tij mund të veprojë menjëherë në organizëm.

Një vit më parë pickime të tilla shënuan 7 raste në spitalin rajonal të Vloës, ku nuk munguan edhe gjendje të rënduara.

Po në shkallë vendi, insekti i cilësuar ndryshe si ‘vejusha e zezë’ shënoi edhe viktima. Fenomeni prek më tepër zona rurale, kryesisht fermerët, ndërsa favorizuese është mosspërkatja e sipërfaqeve fushore me kimikatet e nevojshme

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›