E Premte, 6 Nëntor 2026

Messi merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij te Inter Miami

Lionel Messi ka marrë një vendim përfundimtar sa i përket të ardhmes së tij të afërt në futboll, pas spekulimeve të shumta për një rikthim emocional në Argjentinë. Pavarësisht lidhjes së veçantë me klubin e fëmijërisë, legjenda argjentinase mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj projektit të tij aktual në MLS.

Messi nuk ka ndërmend të largohet nga Inter Miami për një huazim gjatë dimrit në Argjentinë, duke i dhënë fund spekulimeve për një rikthim të përkohshëm në Amerikën e Jugut.


Pas raportimeve që e lidhnin 39-vjeçarin me një transferim në janar te klubi i fëmijërisë, Neëell's Old Boys, eksperti i transferimeve Fabrizio Romano ka konfirmuar se nuk ka negociata aktive për një marrëveshje të tillë.

“Nuk ka asnjë mundësi që Messi të largohet në huazim”, ka thënë gazetari i njohur italian. Romano gjithashtu theksoi se fituesi i tetë Topave të Artë është i vendosur ta respektojë plotësisht kontratën aktuale, e cila është e vlefshme deri në dhjetor të vitit 2028.

Madje, burime pranë klubit kanë sugjeruar se ylli argjentinas është i hapur edhe për mundësinë e vazhdimit të kontratës me Inter Miamin, kur të vijë momenti i duhur.

Ndërkohë, spekulimet për një ribashkim të mundshëm mes Messit dhe Neymarit po shtohen, pasi e ardhmja e brazilianit te Santos mbetet e pasigurt.

34-vjeçari po i afrohet fundit të kontratës, duke nxitur zërat se Inter Miami mund të shfrytëzojë afatet e ardhshme për përputhjen me rregullat e skuadrës, për ta transferuar atë në MLS.

Një lëvizje e tillë do të mundësonte ribashkimin e treshes legjendare të Barcelonës, “MSN” – Messi, Luis Suarez dhe Neymar, në futbollin amerikan. Ky transferim do të përbënte një prej operacioneve më të mëdha në historinë e futbollit të Amerikës së Veriut./Telegrafi/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›