Parashikimi, Egnatia vazhdon rrugëtimin europian

Conference League | 3 minuta më parë
Faqja e statistikave “Football Meets Data” ka publikuar një projeksion të mundshëm të skuadrave që do të kualifikohen më tej në Conference League.
Në vend që të llogarisë mesataren e mijëra simulimeve, kjo tabelë e zhvillon çdo ndeshje të fazës së ligës vetëm një herë.
Egnatia mbyll fazën e ligës në vendin e 19-të sipas këtij parashikimi dhe vazhdon rrugëtimin europian në fazën e Play Off-it.
Deri më tani skuadra rrogozhinase ka grumbulluar 2 pikë pas 3 ndeshjeve të para të fazës së ligës.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.