Michele Morrone surprizon fansat, ylli i “365 Days” hap llogari në platformën e ngjashme me OnlyFans: Do t’ju tregoj një anë timen që nuk e njihni!
Aktori italian Michele Morrone ka bërë një hap të ri në karrierën e tij, duke hapur një llogari në Subs.com, një platformë të përmbajtjes me pagesë që synon të jetë një alternativë ndaj OnlyFans.

Ylli 36-vjeçar i filmit 365 Days njoftoi partneritetin e tij me platformën, ku do të jetë jo vetëm krijues i përmbajtjeve, por edhe një nga bashkëpronarët e saj.
Përmes një postimi në Instagram, Morrone shpjegoi se dëshiron t’u tregojë ndjekësve një anë më personale të jetës së tij, përtej asaj që ata kanë parë deri më tani në filma, fotografi, muzikë dhe rrjete sociale.
“Të gjithë mendojnë se më njohin. Përmes filmave, fotografive, markave, muzikës dhe rrjeteve sociale… Por e vërteta është se keni parë vetëm një pjesë të imja. Ekziston një botë që nuk e ndaj me të gjithë. Një anë më personale dhe më autentike. Pa filtra. Dhe vendosa t’ju hap këtë derë”, shkroi aktori.
Më tej, Morrone përmendi edhe aktoren Megan Fox, e cila është gjithashtu bashkëpronare e platformës dhe publikon përmbajtje në të. Ai u premtoi abonentëve mundësinë për të zbuluar më shumë nga përditshmëria e tij, si dhe për të komunikuar me të përmes telefonatave me video.
“Ka gjëra që mund t’i ndaj me ju dhe që zakonisht nuk i shihni. Nuk dua t’ju tregoj gjithçka që tani, sepse disa gjëra nuk mund të shpjegohen, por duhet t’i zbuloni vetë. Nëse jeni vërtet kuriozë të njihni botën time, e dini se ku mund të më gjeni”, përfundoi ai.
Për të pasur akses në profilin e tij në Subs.com, fansat duhet të paguajnë 19,99 dollarë në muaj. Përveç abonimit, platforma ofron edhe përmbajtje shtesë me pagesë, çmimet e të cilave variojnë nga 5 deri në 35 dollarë për publikim.
Subs.com është krijuar nga biznesmeni britanik Tim Stokely, i njohur gjithashtu si themeluesi i OnlyFans, dhe synon të tërheqë krijues të njohur dhe figura publike përmes një modeli abonimi që u mundëson atyre të ndajnë përmbajtje ekskluzive me ndjekësit e tyre.
