E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ministri Nufi vizitë në Kosovë, pritet nga homologu Maqedonci

PRISHTINË, 17 prill /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, do të presë sot në takim ministrin e Mbrojtjes të Shqipërisë, Ermal Nufi.

Sipas njoftimit, ceremonia e pritjes ushtarake do të zhvillohet në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes në Prishtinë duke filluar nga ora 10:30.

Pas takimit bilateral, të dy ministrat do të mbajnë konferencë për media, e cila pritet të nisë në orën 11:00.

/KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›