Presidenti Topi priti kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti.

26 mars 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot në Presidencë kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim të Maqedonisë, Ali Ahmeti dhe delegacionin që e shoqëronte gjatë vizitës në Shqipëri.
Presidenti Topi pasi u uroi mirëseardhjen, u shprehu falenderimet e sinqerta për ndjenjën e solidaritetit të admirueshëm dhe humanizmit të dëshmuar nga shqiptarët e Maqedonisë me rastin e shpërthimit tragjik të Gërdecit duke theksuar se ky është një mesazh tepër vëllazëror solidariteti. Presidenti Topi theksoi gjithashtu se situata e emergjencës është kapërcyer tashmë dhe po punohet me devotshmëri dhe profesionalizëm nga të gjitha strukturat e shtetit për rimëkëmbjen ekonomike dhe kalimin e traumës psikologjike duke u lënë kohën e duhur strukturave të drejtësisë për të zhvilluar hetime objektive, të pavaruara dhe të painfluencuara.
Kryetari i BDI-së, z. Ahmeti shprehu edhe njëherë ngushëllimet e sinqerta për viktimat e ngjarjes tragjike të Gërdecit duke vënë në pah edhe gatishmërinë dhe solidaritetin e shqiptarëve të Maqedonisë për të dhënë ndihmesën e tyre të plotë në kapërcimin përfundimtar të pasojave të dhimbshme të kësaj ngjarjeje, që i ka tronditur e shqetësuar të gjithë.
Kreu i shtetit pasi vlerësoi maturinë dhe ekuilibrin e plotë të faktorit politik shqiptar në Maqedoni dhe në mbarë rajonin, u shpreh se mbajtja e kontakteve, siç e tregon më së miri edhe takimi i sotëm, u kontribon ndjeshëm ruajtjes e forcimit të qëndrueshmërisë në Ballkan dhe realizimit të aspiratave integruese të të gjithë vendeve tona, ku vuri në dukje bindjen e plotë të marrjes së shpejti të ftesës për në NATO gjatë Samitit të Bukureshtit dhe përmbushjen e perspektivës së anëtarësimit të mbarë rajonit tonë në familjen e madhe europiane dhe strukturat euro-atlantike.