E Diel, 1 Nëntor 2026

Mirlinda Karçanaj merret në pyetje në SPAK, del pas dy orësh nga Prokuroria e Posaçme

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj ka dalë nga SPAK, ku qëndroi për gat dy orë. Karçanaj shoqërohej nga avokati i saj.

Kujtojmë se Karçanaj ndodhet në masën e ‘arrestit të shtëpisë’, në kuadër të hetimeve për skandalin me tenderat publikë. Ajo akuzohet për shkelje të barazisë në tendera dhe pastrim parash, si pjesë e grupit të strukturuar.

Prokuroria e Posaçme akuzon gjithashtu Ergys Agasin, një personazh kontrovers i akuzuar për lidhje me krimin e organizuar dhe biznesmenin Ermal Beqiraj për veprat penale të konkurrencës së paligjshme përmes dhunës, heqjes së paligjshme të lirisë, shkelje të barazisë në tendera, grup i strukturuar kriminal dhe pastrim i produkteve të veprës penale. Agasi dhe Beqiraj i shpëtuan operacionit të policisë dhe masat e tyre të arrestit me burg mbeten të paekzekutuara.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›