E Diel, 1 Nëntor 2026

Mori 1 mijë euro ryshfet për të mos hequr tendën e një lokali, lihet në burg inspektori i IMT

Është lënë në masën “arrest me burg” inspektori i IMT-së, Klajdi Zhilla, 35 vjeç, i cili akuzohet se mori 1 mijë euro për të mos hequr një tendë lokali në Kombinat.

Zhilla u vetëdorëzua më 30 gusht, disa ditë pas operacionit të policisë dhe SPAK, ndërsa në burg u la dhe inspektori tjetër Gerald Fuçia.

35-vjeçari ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Hapësira publike”, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, të kryera në bashkëpunim.

Zhilla mori 1 mijë euro ryshfet për të mos hequr tendën e një lokali në zonën e Kominatit.

Në momentin që policia ndërhyri ai arriti që të largohej me automjetin e tij tip “Audi”, ndërkohë që më 30 gusht, i shoqëruar nga avokati i tij, ai u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›