EMRAT/ Sherri me thika në Korçë, këta janë 10 personat e përfshirë

10 persona janë arrestuar nga Policia e Korçës pas një konflikti të ndodhur mbrëmjen e të dielës në një lokal pranë parkut të qytetit, si dhe është proceduar penalisht edhe pronari i biznesit.
Sipas burimeve zyrtare, të arrestuarit dyshohet të kenë qenë pjesë e një përplasjeje masive mes dy grupe personash, e cila përfundoi me plagosjen e dy prej tyre.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, ku pas një debati të çastit, situata ka degraduar në dhunë fizike.
Fillimisht janë përdorur mjete të forta, ndërsa më pas disa nga personat kanë nxjerrë thika, duke lënë të plagosur Sotiraq Shkurtën dhe Mihal Xhibron.
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Mësohet se te dy aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet rezultoi se gjatë sherrit, personat e përfshirë jo vetëm që plagosën njëri-tjetrin, por dhanë edhe deklarata të rreme përpara policisë.
Konflikti dyshohet se ka nisur për motive të dobëta por nuk përjashtohet mundësia që të ketë qenë pasojë e ndonjë konflikti të mëhershëm mes palëve.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa janë sekuestruar edhe pamje filmike nga kamerat e sigurisë së lokalit për të ndihmuar në identifikimin e te gjithe personave te perfshire ne konfliktin masiv.
Personat e arrestuar për konfliktin e ndodhur në Korçë:
Dritan Pino, 54 vjeç, i cili akuzohet për një sërë veprash penale, përfshirë “Vrasje me dashje” të mbetur në tentativë, “Plagosje e rëndë”, “Plagosje e lehtë”, “Shkatërrim prone”, “Deklarim i rremë” dhe “Prodhim e mbajtje e armëve të ftohta pa leje”.
Petrika Ropi
Ilir Shukulli
Rafail Kocaqi
Salvi Asllan
Mihal Zhidro
Serxhio Mema
Gersi Dervishi
Sotiraq Shkurti
Kristi Lamçe
/vizionplus.tv