Moti sot parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash

Ditën e shtunë (14 mars), moti parashikohet relativisht i paqëndrueshëm, me kthjellime, ndërsa nga orët e mesditës deri pasdites alternime vranësirash të pakta deri mesatare dhe kryesisht në relievet kodrinore-malore të vendit.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), reshjet e shiut me intensitet të ulët e lokalisht shtrëngata afatshkurtra (në male) parashikohen të bëhen prezentë prej orëve të mesditës deri pasdite përgjatë ultësirës perëndimore dhe relieveve malore të vendit. Pas orëve të pasdites pritet ndërprerje e reshjeve të shiut në të gjithë territorin.
Era juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s.
Deti do të ketë valëzim të forcës 1-2 ballë.
/rtsh.al/