E Martë, 3 Nëntor 2026

Në shkollë por edhe të punësuar, Hoteleri-Turizëm dega që po u jep mundësi nxënësve në Durrës

Hoteleri-Turizmi është sektori që ka numrin më të madh të të punësuarve në qytetin e Durrësit. Një pjesë e konsiderueshme e krahut të punës që nevojitet në këtë sektor vjen nga dy shkollat e Arsimit Profesional në qytetarin bregdetar. Erjola Islami, nxënëse e shkollës së mesme teknologjike “Hysen Çela” thotë se ndërsa vazhdon shkollën ajo punon si ndihmëse kuzhiniere.

Afro 98 për qind e nxënësve që ndjekin shkollat profesionale, kryesisht në degët e hoteleri turizmit, janë të gjithë të punësuar.

“Nuk themi 100% të nxënësve por 85 % të tyre janë të punësuar pranë bizneseve dhe drejtimeve të ndryshme kryesisht hoteleria, kuzhina, restorant dhe recepsion ndërsa kërkesat janë të larta”, tha mësues i degës hoteleri turizëm, Gabriel Zara

Drejtoresha e zyrës vendore të arsimit para universitar Durrës Amarila Thërrmija thotë se orientimi drejt arsimit profesional mbetet një mundësi e mirë punësimi.

Zgjatja në kohë e sezonit turistik ka rritur kërkesën e bizneseve në zonat me frekuentueshmëri të lartë .

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›