E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndoka: Ndjekje penale për mjekët e korruptuar

Tiranë- Ministri i Shëndetësiësë, Nard Ndoka ka regauar sot pas rasteve të fundit të denoncimit të korrupsionit në shëndetësi. Gjatë analizës 6-mujore të drejtorive të Shëndetit Publik, Ndoka ka deklaruar se do të merren masa të menjëhershme administrative për të gjithë ata mjekë që përfshihen në afera korruptive.

“Do të merren masa dhe do të ndiqen penalisht, të gjithë mjekët që përfshihen në afera korruptive”- tha Ndoka.

Në fjalën e tij, ai kërkoi nga të gjithë drejtuesit vëmendjen maksimale dhe bashkëpunim të pandërprerë me specialistët e Institutit të Shëndetit Publik për eleminimin e problemeve të sezonit veror, si higjenës, zjarreve, situatave emergjente, shqetësimeve rreth cilësisë së ushqimeve, ujit, etj.

“Evidentimi i burimit duhet të shmanget përpara shpërthimit dhe kjo bëhet e mundur nëpërmjet sistemit të informacionit me ISHP-në, Drejtorinë Spitalore apo atë të Shëndetit Publik në MSH”, tha ai.

Ai u ndal edhe në reformat e ndërmarra në sistemin shëndetësor, ligjin bazë të kujdesit shëndetësor dhe atë të financimit të kujdesit shëndetësor, duke theksuar se realizimi i tyre përbën suksesin më të madh dhe njëherësh hap rrugën e një revolucioni të thellë në shëndetësi.

Sa i përket problemit të folur për mungesën e medikamenteve, për drejtorn e Shëndetit Publik në ministri, Gazmend Bejtja kjo ëhstë një përgjegjësi administrative e spitaleve dhe jo e institucionit qendror.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›