Ndryshon procedura për regjistrimin e studenteve nga kuotat e trojeve
Studentët që përfitojnë nga kuotat për trojet do të përzgjidh në një mënyrë të re. Këtë vit ka ndryshuar mënyra e pranimit në universitete për të gjithë studentët që vinë nga trojet shqiptare. Pjesa e studentëve nga Kosova që do të ndjekin studimet në Universitetin e Tiranës nuk do të regjistrohen me procedurat e viteve të mëparshme. Përzgjedhja e këtyre kandidatëve më parë bëhej nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës kurse këtë vit do të jenë vet universitet që do të vendosin për pranimet e studentëve që vijnë nga trojet. Marrëveshja e nënshkruar pak kohë më parë midis dy qeverive ka përcaktuar që kandidatët për studentët do të aplikojnë drejt për drejt në fakultetet e Universiteteve shqiptare, në degët që ata përzgjedhin. Kjo mënyrë zgjedhje do të shmang aplikimin e kandidatëve në MASH, ndërkohë që do jenë vet fakultetet ato që do të pranojnë dokumentacionin e këtyre të rinjve dhe do të bëjnë përzgjedhjen e tyre, duke u bazuar në kuotat e përcaktuara me vendim qeverie. Viti i ri akademik, do ta gjejë universitetin e Tiranës me mbi 6000 studentë të rinj. Këtë vit do të ketë rreth 10 për qind pranime më shumë se një vit më parë. Universiteti nuk ka kapaciteteve të mjaftueshme për pritjen e studentëve. Ndërtimi i kampusit universitar do ta zgjidhte këtë problem, por deri tani nuk është ndërmarrë asnjë hap për ngritjen e kësaj ndërtese. Universiteti i Tiranës, edhe këtë vit listohet si më i preferuari ndërkohë që kuotat e pranimeve janë me të larta se një vit më parë. Burime zyrtare pranë këtij universiteti thonë se këtë vit stafit pedagogjik për të përballuar fluksin e studentëve këtë vit të ri akademik do t’i shtohen mbi 100 pedagogë të rinj.
2 Shtator 2010