E Diel, 1 Nëntor 2026

MASH publikon sot mënyrën e financimit të universiteteve



Mënyra sesi do të bëhet financimi i universiteteve pritet të bëhet publike sot nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Diskutimi për financimin e universiteteve publike dhe private ka shkaktuar jo pak debate midis Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe rektorëve. Burime nga kjo ministri bëjnë të ditur se sot do bëhet e ditur se si do të financohet Arsimi i Lartë dhe se cili është modeli i zgjedhur. Projektligji për Arsimin e Lartë parashikon financimin e universiteteve private me fondet e buxhetit të shtetit, gjë që është kundërshtuar nga rektorët të cilët kanë deklaruar se nuk janë dakord me këtë opsion. Sipas kreut të Arsimit, financimi i universiteteve private nuk do të ndikojë aspak në financimin që do të marrin shkollat e larta publike. Fondi i tyre nuk do të cenohet,ndërkohë që universiteteve private u jepet një mbështetje financiare. Po kështu ministri Tafaj, ka bërë të ditur se nuk do të cenohen diplomat, ato do të vazhdojnë të njihen si dhe më parë. Sipas rektorëve projektligji i Arsimit të Lartë, cenon autonomin e drejtueseve të cilët, varen direket nga Ministri i Arsimit. Rektorët e universiteteve publike kundërshtuan propozimin e ministrit të Arsimit Myqerem Tafaj për financimin e universiteteve private me fondet e buxhetit të shtetit duke e argumentuar këtë me problemet që do t’u sillte universiteteve publike kjo formë financimi.

2 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›