Nga sot nis shpërndarja e bonusit për pensionistët

Ka nisur sot shpërndarja e bonusit të pensionistëve në të gjithë vendin. Lajmin e bëri me dije Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, e cila të ditur se mbështetja për pensionistët për festat e fundvitit nis nga sot dhe mund të tërhiqen deri më datë 30 dhjetor.
Nëse shpërblimi nuk tërhiqet brenda këtij muaji, mund të tërhiqet deri në 30 qershor të vitit 2026.
“Me kënaqësi njoftoj se nisi sot shpërndarja e Bonusit, mbështetja për pensionistët për festat e fundvitit! – 15,000 lekë për pensionet deri 20,000 lekë dhe kategori të tjera përfituesish. – 10,000 lekë për pensionet mbi 20,000 lekë dhe trajtime të veçanta financiare.
Shpërblimet jepen nga 1 dhjetori 2025 dhe mund të tërhiqen deri më 30 qershor 2026“, shkruan ministrja Ibrahimaj.
Sipas ministres, nga shpërblimi i parashikuar do të përfitojnë 762,740 pensionistë dhe përfitues të tjerë nga të cilët 640,325 janë pensionistë në pension pleqërie dhe 2,322 në pension social, 65,232 persona në pension invaliditeti, 48,087 persona në pension familjar, 6,774 persona me një trajtim të veçantë financiar si minatorë të nëntokës, punonjës të ish-ndërmarrjeve ushtarake dhe ushtarakë në pension të parakohshëm.
/rtsh.al/